Hasan Lika duket se e pranon se skuadra e tij mori një humbje të merituar, por lë sërish të hapur mundësinë e kualifikimit. Për “Gol pas Goli”, tekniku i gjirokastriteve nuk kursen dhe një koment për gjykimin.
“Në pjesën e parë ishim hija e vetvetes. Nuk u pa as optimizmi dhe as besimi në pjesën e parë. U goditëm në momente delikate për skuadrën. Golin e parë skuadra duhej ta zgjidhte më mirë. Disa lojtarë me eksperiencë që duhet të ndihmonin shokët, nuk ishin aq të kujdesshëm. Bëmë lojë jo të mirë dhe pësuam. Kërkuam në pjesën e dytë të bënim shumë më tepër. Bëmë diçka më shumë. Gabuam para portës. Një rezultat i tillë në Kupë është e vështirë, por gjithçka është e mundur”.
“Nuk mendoj se duhet të vi një ndeshje e tillë që të mendojmë se na u bë mirë. Kam profesionistë në skuadër”.
“Skuadra nuk është mësuar me kaq eufori dhe vlerësim. Me kualitetin e tyre kanë bërë të tjerët të flasin për ne. Kështu edhe kundërshtarët luajnë më fort dhe më të kujdesshëm”.
“Ishim të përqendruar dhe në Kupë. Ishim me formacionin titullar. Kishim pretendime në Kupë. Është një rezultat që nuk favorizon. Ne kemi ndeshjen e kthimit, por përqendrohemi në kampionat dhe më pas në Kupë”.
“Nuk kemi punë me arbitrin. Pamjet flasin vetë. Mendoj se ishte penallti. Kam pasur pretendime për gjyqtarin. Kur kam drejtuar në fillim, ju kam thënë lojtarëve mos u merrni me arbitrat, pasi e pash që kishim probleme me gjykimin”.