Luftëtari është thuajse në Europa League, që do të ishte një arritje historike, por i duhet edhe një pikë, që i ka shanset ta marrë në fushën e Lushnjës të mërkurën. Pas fitores 3-1 me Skënderbeun kampion, trajneri Hasan Lika u shpreh për “Supersport” se Luftëtari ndjeu presionin e rezultatit, ndërkohë që mendon për ndeshjen e së mërkurës me Lushnjën. “Të gjithë e kemi parë se ishim nën presion në këtë ndeshje. Nuk dolëm ndoshta në lojë nga foli i marrë, por në pjesën e dytë e rregulluam lojën tonë. Kemi ndeshjen me Lushnjën dhe duhet të bëjmë maksimumin për të shkuar në Europë. Për të ardhmen kemi kohë të diskutojmë. Liçaj? Nuk e priti mirë zëvendësimin, që ishte taktik dhe në momente të tilla disa futbollistë reagojnë jo mirë. E falënderoj për kontributin dhe për për golin e barazimit. Duhet të jetë i kujdesshëm dhe këtë gjë do ta analizojmë në ditët në vazhdim. Jam i qetësuar pas kësaj fitoreje dhe mendojmë për ndeshjen e radhës. Jemi të përqendruar te Lushnja”, – tha trajneri Lika.