Lika i gëzohet ecurisë sperktakolare, por: Luftëtarit i duhen përforcime

Hasan Lika më në fund po korr frytet e punës së tij. Pas triumfit të jashtëzakonshëm ndaj Partizanit, sot erdhi suksesi i bujshëm në Kukës, kundër një prej ish-ekipeve që ka drejtuar dhe që ia prishi debutimin në Gjirokastër në fazën e parë.

Tani Lika merr frymë i qetë, duke parë renditjen: “Moment i mirë, si në lojë, ashtu edhe në rezultat. Ekipi është duke shpërblyer, pasi më parë loja e bukur e zhvilluar nuk po pasqyrohej në rezultate. E rëndësishme është që pas fitores me Partizanin arritëm të fitonim me kampionët e Shqipërisë. Mbyllja e pjesës së parë të sezonit, në momentin e gabuar? Nuk kemi keqardhje, edhe pse ishim në momentin tonë më të mirë. Tension gjatë ndeshjes? Lidhet me ndeshjet e kaluara dhe kjo është e kuptueshme. Por gjithsesi për rastin e penalltisë së Kukësit, krahu i futbollistët së Luftëtarit ishte natyral dhe kam dyshimet e mia në akordimin e kësaj penalltie”.

Trajneri i Luftëtarit pret përforcime: “Kjo skuadër ka nevojë të forcohet më shumë në organikë. Këtu po flasim për të mirën e skuadrës dhe jo të individëve. Do të dëshiroja të mos na largoheshin lojtarët më të mirë të ekipit por nëse ata do të largohen, atëherë do u urojmë suksese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *