Lika: E vështirë në Korçë, por luajmë shanset tona

Trajneri i Luftëtarit thekson se skuadra e tij i dha shenjat në ndeshjen me Kukësin dhe sot mund të marrë pikë. Mungon Aleksi

Gëzim Beqiri

Me një seancë stërvitore paradite futbollistët e Luftëtarit, nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika, kanë mbyllur përgatitjet për ndeshjen e sotme me Skënderbeun në Korçë. Gjirokastritët janë nisur në mesditë drejt Pogradecit, ku janë akomoduar një natë para ndeshjes. Gjendja është e mirë dhe mungesa e vetme është ajo e mesfushorit Aleksi, kurse Toledo, për shkak të një dëmtimi, do ta nisë nga stoli ndeshjen e sotme.

LIKA – Para nisjes, trajneri Hasan Lika shprehu opinionin e tij në lidhje me këtë takim, ku veç të tjerave theksoi: Shkojmë për të luajtur futboll në Korçë, çka nënkupton se do të japim maksimumin, duke pretenduar një rezultat pozitiv. Këtë gjë nuk është se e pretendojmë vetëm në Korçë, por ndaj çdo kundërshtari. Nesër (sot) do ta kemi shumë të vështirë, sepse dihet niveli i lojës së Skënderbeut, që deri tani ka bërë paraqitjen më të mirë në Superligë, me vetëm një barazim. Djemtë e Luftëtarit janë përgatitur mirë dhe me dëshirë, duke mos munguar as morali dhe as entuziazmi në procesin stërvitor. Janë të mobilizuar për të marrë pikë në këtë ndeshje. E dhanë një shenjë se mund tia dalin ndaj ekipeve të forta në takimin me Kukësin, sidomos në pjesën e dytë. Nëse do të manifestohet ky reagim në gjithë kohën e lojës, edhe rezultati nuk do të mungojë. Na mungoi goli, por edhe në aspektin mbrojtjes konstatova mangësi dhe për eliminimin e tyre jemi përgatitur këto ditë. Shpresojmë që gjërat gradualisht të vijnë duke u përmirësuar. Për sa i përket formacionit, do të ketë disa ndryshime. Normalisht, ndryshime në formacion ka kur ndeshen dy skuadra me synime te ndryshme në lojë. Formacionin bazë e kemi përcaktuar edhe nga mungesa e Aleksit dhe gjendja e Toledos, i cili nuk është stërvitur rregullisht nga një dëmtim me Kukësin. Do të aktivizohen futbollistët të tjerë dhe do ti përmbahemi skemës taktike 4-2-3-1, që tashmë konsiderohet e përvetësuar nga Luftëtari, sepse ka luajtur si në këto ndeshje, ashtu edhe një vit më parë. Por nuk ka shumë rëndësi skema si vendoset skuadra në fushë, por interpretimi i saj, sidomos në momentet kur skuadra ka në zotërim topin dhe kur atë e ka kundërshtari, kur na duhet të mbrohemi dhe kur na duhet të sulmojmë. Nëse marrim pikë në Korçë, do të jetë pika e kthesës. E kam një histori personale me këtë skuadër disa vite më parë, por tani gjërat kanë ndryshuar. Skënderbeu është skuadra më e përgatitur në Superligë, me një pjesëmarrje në kupat europiane dhe mbi të gjitha kërkon titullin kampion, ndërsa ne duam tu shpëtojmë vendeve të fundit në klasifikim.

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit, 4-3-2-1
Ruçi – Zeqaj, Rapa, Beqiri, Zguro – Rapo, Ramadani, Rroca – Bregu, Lamçe – Abazaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online