Ligjin e bën Nejmari: Kavani duhet të largohet!

Bëri bujë fundjavën e shkuar sherri mes Nejmarit e Edinson Kavanit për të goditur një faull dhe më pas një penallti, shenjë e qartë se te PSG nuk ka ende një hierarki dhe klubi nuk e ka eksperiencën e menaxhimit të një grupi yjesh të një niveli kaq të lartë.

Tani vjen një lajm i bujshëm, edhe pse nëse e transmeton një gazetë katalane si Sport, burimi nuk duhet marrë shumë seriozisht. Sipas Sport, Nejmari i ka kërkuar PSG-së që të shesë sa më shpejt sulmuesin uruguaian, duke pretenduar të jetë ai numri 1 në skuadër, ashtu si i është premtuar realisht nga presidenti parisien Naser Al-Kelaifi.

Që në janar mund të ketë lajme të bujshme në këtë drejtim, por e sigurt është që te PSG situata nuk është aspak e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online