Ligji shkelet me të dyja këmbët për Fidel Yllin, KOKSH bën mbledhje kundër rregullave

Ligji i Qeverisë Shqiptare për të kufizuar mbledhjet e njerëzve në numër të madh gjatë kohës së pandemisë, po zbatohet me dy standarte.

Kjo është qartësisht e dukshme, ose të paktën bëhet përjashtim për Fidel Yllin që kërkon të jetë në krye të KOKSH. Këta të fundit janë mbledhur te Sheratoni duke qenë pjesëmarrës me dhjetëra njerëz e duke e shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Ajo që mbetet e paqartë është se kush e ka thirrur Asamblenë, në një kohë që nuk lejohen mbledhjet më shumë se 10 veta. Gjithashtu gazetarët nuk janë vënë në dijeni të aktivitetit që është në shkelje të ligjit, ndërsa rreziku i infektimit nga COVID mesa duket varet nga tema e diskutimit që shtrohet në tryezë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online