Ligji i sportit po bëhet legjendë, Braçe e sheh si nder: Nuk është detyrim i joni të ndihmojmë sportin!  

Ligji i sportit vazhdon të jetë një kalvar vuajtje për futbollin shqiptar dhe klubet në vendin tonë. Qeveria e ka zgjatur më tepër këtë çështje, ndërsa është përfolur se paketa e sportit nuk do të zbatohet ashtu siç është dëshiruar dhe kërkuar. I ftuar në “Procesi Sportiv”, ka qenë zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erjon Braçe. Ky i fundit nuk e sheh problemin e madh te kjo paketë, por te administrimin e klubeve,

“Ligji i Sportit është i rëndësishëm, por nuk është gjithçka dhe nuk ndryshon si me magji. Nga llogaritë e mia dalin se ka klube të Superiores që kanë pasur buxhet të madh, por kanë hasur vështirë. Çfarë ka bërë Flamurtari në këto 10 vitet e fundit? I ka munguar buxheti? Çfarë ka bërë Tirana në këto 10 vitet e fundit? I ka munguar buxheti? Kjo do të thotë se nuk ka menaxhim të mirë. Tani me lekët e taksave të qytetarëve, qeveria dhe ne do i dërgojmë te sporti. Nuk është detyrim që të bëj lehtësira fiskale për sportit. Nuk është detyrim i joni që të lehtësojmë tatimet mbi pagat për një lojtar që vjen dhe merr nga 10.000 euro dhe luan 40 minuta. Për stadiumin në “Air Albania” kemi marrë edhe kostot politike, kur pati kritika për pjesën estetike dhe strukturore”, ka thënë Braçe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online