Historia e një VAR-i me telefon në Superiore, Bujar Pregja hedh poshtë fjalët e presidentit të Bylisit

Në Shqipëri ka ekzistuar prej disa orësh historia e një VAR-i me celular pas penalltisë së akorduar dhe hequr nga arbitri te Bylis-Vllaznia. Kur ndeshja ishte 2-2, kryesori i takimit ka akorduar 11-metërsh për ballshiotët, por topi preku shpinën e Ramadanit dhe jo dorën e tij.

Menjëherë do të vinte edhe anullimi i penalltisë, ndërsa presidenti i Bylisit u shpreh se gjithçka u anullua pasi delegati Bujar Pregja pa rastin me telefon dhe shkoi menjëherë te arbitri për t’i treguar se po gabonte. Por cili është versioni i vetë protagonistit?

Në një lidhje telefonike për “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”, Pregja ka hedhur poshtë të gjitha fjalët e thëna nga Besnik Kapllanaj.

“Faleminderit që më krijuat mundësinë për të treguar se çfarë ndodhi në fushën e lojës. Në momentin që u dha penalltia për Bylisin, bashkë me vëzhguesin kemi qenë aty dhe nuk kemi lëvizur fare, për të parë çfarë veprimi do të bëhet nga ana e arbitrit.

Ndërkohë, protestat nga ekipi i Vllaznisë ishin të mëdha, ndërhynë dhe lojtarë të stolit të Vllaznisë, kanë shkuar të gjithë tek arbitri dhe tek asistenti, duke i vënë në pozitë të vështirë. Duke parë këtë situatë, mendova që së bashku me vëzhguesin, të afrohesha dhe të shikoja çfarë po ndodh, për të parë ndonjë veprim jo korrekt të lojtarëve.

Gjatë kohës që unë afrohem, kam qenë në një distancë 10-15 metra. Gjyqtarët e kishin marrë vendimin dhe unë gjatë gjithë kohës, kam parë çfarë po ndodhte me arbitrat. Ata e kthyen vendimin e tyre dhe vazhduan lojën. Unë absolutisht nuk kam kontaktuar me arbitrat. Vendimi ka qenë i arbitrave për të kthyer 11-metërshin.

Kanë vendosur arbitri i katërt dhe asistenti, që e panë mirë penalltinë dhe e anuluan. Nuk kam biseduar fare me arbitrat. Nuk kam të drejtë fare për t’iu ndërhyrë arbitrave”, ka thënë Pregja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online