Liga Profesioniste letër Edi Ramës për futbollin/ Ja 4 pikat për miratim, në të kundërt bojkotohet kampionati

Liga Profesioniste e Futbollit i është drejtuar ditën e sotme me anë të një letre kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama. Klubet e Superiores janë të vendosura të bojkotojnë kampionatin e ardhshën, në rast se nga Kuvendi nuk miratohen 4 pikat e parashtruara prej tyre. Miratimi i këtyre pikave do të ndihmonte në zhvillimin e futbollit, pasi në këtë mënyrë do të tërhiqeshin më shumë sponsor për tëinvestuar në këtë sport, gjë që mungon në tashmë dhe klubet hasen me probleme të mëdha ekonomike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LIGA PROFESIONISTE E FUTBOLLIT

Tirane, me 10.08.2020 Drejtuar : SH.T.Z. Edi Rama Kryeministër

Për dijeni : Kuvendit të Shqipërisë Tiranë

I nderuar zoti Kryeministër ! Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit, në mbledhjen e tyre të datës 5 Gusht 2020,midis të tjerave analizuan edhe situatën financiare në të cilën ndodhen klubet e Kategorisë Superiore në kushtet e pandemisë dhe ndryshimet në paketën ligiore për sportin të miratuar deri tani nga Kuvendi i Shqipërisë. Situata e tejzgjatur e pandemisë dhe skenarët pesimistë per kapërcimin e shpejtë të saj, kanë dëmtuar financat e klubeve dhe financuesve të tyre, si edhe kanë zbehur në maksimum perspektivën e ofrimit të sponsorave seriozë dhe të qëndrueshëm.

Në këto kushte, anëtarët e Ligës, pas një analize të kujdesshme dhe profesionale, konkluduan se situata e tyre financiare për sot dhe në perspektivë, paraqitet mjaft e vështirë dhe pesimiste për vazhdimin normal të veprimtarisë sportive. Të ndodhur përballë kësaj situate, anëtarët e Ligës i kërkojnë qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të rishikojnë kuadrin aktual ligjor dhe të marrin disa nisma ligjore në kuadër të mbështetjes së veprimtarive sportive të Kategorisë Superiore, si më poshtë :

1.Ndryshime në ligiin për sponsorizimet duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi varianti aktual nuk është atraktiv për sponsorat, ?’ka e vërteton edhe realiteti i deritanishëm.

2.Përfshirjen e të giitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6 % , si bujqësia dhe turizmi.

3.Faljen e gjobave dhe kamat vonesave per detyrimet fiskale të klubeve.

4.Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 vite në IO vite.

Realizimi i këtyre kërkesave do të mundësojë përmirësimin e gjëndjes financiare të klubeve dhe do të rrisë besimin per ofrimin tek komuniteti i futbollit të sponsorave serioze dhe të fuqishëm. Në rast të kundërt, klubet e Kategorisë Superiore do ta kenë të pamundur financiarisht të vazhdojnë veprimtarinë e tyre dhe do të jenë të detyruara të mos marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore që pritet të fillojë më 12 Shtator 2020.

Mos zhvillimi i kampionatit të elitës së futbollit shqiptar do të përbënte një ngjarje të pa precedent në historinë e futbollit shqiptar, ç’ka nuk ka ndodhur as në vitin e vështirë 1997. Liga Profesioniste e Futbollit është e gatshme për të diskutuar në momentin më të parë me strukturat përkatëse të qeverisë për gjetjen e një kompromisi në përmbushje të këtyre kërkesave.

Për Ligën Profesioniste të Futbollit, me konsideratë, Edvin Libohova

Kryetar LIGA PROFESIONISTE E FUTBOLLIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online