Liga Profesioniste e palëkundur/ Policia nuk miratoi lejen, protesta para Kryeministrisë shtyhet për në 17 tetor

Protesta e parashikuar për ditën e nesërme përpara Kryeministrisë nuk do të zhvillohet. Lojtarët dhe pjesëtarë të tjerë të futbollit nuk do të mund të japin mesazhin e tyre ditën e nesërme, teksa policia nuk ka miratuar lejen. Megjithatë kjo nuk ka bërë aspak që Liga Profesioniste e Futbollit të tërhiqet pas. Presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore janë të palëkundur në qendrimin e tyre për të bojkotuar deri në momentin që Qeveria do të zgjohet dhe do të miratojë 4 kërkesat e tyre.

“Report TV“ mëson se protesta do të shtyhet për javë e ardhshme. Më datë 17 shtator të gjithë lojtarët dhe aktorët e tjerë të futbollit shqiptar do të bëhen bashkë përpara Kryeministrisë, nga ku do të kërkojnë që të dëgjohet zëri i tyre për një futboll më të mirë dhe më të shëndetshëm në vendin tonë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *