Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu foli pas mbledhjes që drejtuesit e klubeve kanë pasur sot për krijimin e Ligës Profesioniste. Numri një i klubit durrsak tregoi ato çka janë diskuar në mbledhje, por nuk la jashtë vëmendjes edhe skuadrën e tij, ku tregoi dhe një herë pretendimet që ka ekipi.
President, çfarë u diskutua në mbledhje?
Folëm në parim për çështje teknike, me juristat e Federatës dhe juristat tanë. Folëm për disa çështje, por mbi të gjitha zgjodhëm dhe kryetarin e Ligës në mënyrë unanim, i cili do të jetë zoti Edvin Libohova.
A janë klubet gati për këtë ndryshim?
Ky është vetëm fillimi, mendoj se do të funksionojë mirë, por do të shohim rrugës.
Kush ishin problemet më të vështira?
Çështjet teknike ishin më të rëndësishme, ato ishim më shumë problem, por parimisht me anë të jursitëve tanë pothuajse i zgjidhëm.
Kur mund të nisë Liga Profesioniste?
Do të regjistrohemi në gjykatë dhe më pas do të flasë Libohova. Edicionin e ardhshëm them se do të jetë Liga Profesioniste.
Ku mund ta shohim Teutën në fund të sezonit?
E kemi thënë që në fillim se jemi për në Kupat e Europës, për më tepër normalisht që është kënaqësi e madhe.