Kur mungon një muaj nga fillimi i Ligës së Kombeve, Federata Shqiptare e Futbollit nis shitjen e biletave për ndeshjen me Izraelin. Kuqezinjtë debutojnë në turneun më të ri të UEFA-s më 7 shtator në shtëpi.
Procesi i shitjes së biletave ka nisur fillimisht online, me çmimet që janë relativisht të arsyeshme. Nga 1,000 deri në 1,500 lekë të reja në tribunat mbrapa portave, për të vijuar me çmime 2,000 lekë për tribunat F e D dhe 3,000 lekë të reja për tribunën E.
Në tribunën kryesore çmimet e biletave nisin nga 6,000 lekë të reja dhe vazhdojnë në 8,000 dhe 10,000 lekë. Zona VIP mbetet më e shtrenjta me kosto 16,000 dhe 18,000 mijë lekë. Ndeshja Shqipëri-Izrael do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:45.