Liga e Kombeve: Gjermania kërkon një mrekulli

Liga e Kombeve duhej të ishte turneu që do të largonte zhgënjimin nga Gjermania, pas dështimit në Botërorin 2018. Megjithatë, mbyllja e një cikli te “panzera”-t po shoqërohet me të tjera paraqitje nën nivelin e pritur për kampionët e botës.

Situata që skuadra e Joakim Lëv po kalon në Grupin 1 të Ligës A nuk është aspak komode. Franca kryeson me 7 pikë në 3 ndeshje, Holanda pozicionohet e dyta me 3 pikë në 2 ndeshje, ndërsa Gjermania ka vetëm 1 pikë pas tre ndeshjeve.

Për të shpresuar që të evitojnë rënien në Ligën B, ata kanë nevojë për një mrekulli. Fillimisht Franca duhet të mposhtë Holandën dhe më pas, më datën 19 nëntor, Gjermania duhet të bëjë të njëjtën gjë ndaj “tulipanëve”.

Rreziku për skuadrën e Lëv është se Francës i nevojitet vetëm një pikë përballë holandezëve për t’a fituar grupin. Në atë rast, për të evituar rënien, Gjermanisë do ti duhej të fitonte përballë “portokallinjëve” me tre gola diferencë, pasi humbi 3-0 në ndeshjen e parë.

Llogaritë nuk janë aspak të lehta. Por, nëse skuadra e Deshamp është favorite për të fituar dhe Holanda i ka të gjitha mundësitë që të menaxhojë shanset e saj, situata më e vështirë është për Gjermaninë. E pabesueshme, gjendja se ku ndodhen aktualisht kampionët e botës në “Brazil 2014”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online