Liga 1 franceze nis pak ditë para Superiores, kalendari publikohet që tani

Në mesin e muajit gusht nis Kategoria Superiore për sezonin 2018/19 dhe të paktën nuk do të nisim në shtator, si vitin e shkuar, duke e bërë lëmsh kalendarin gjatë rrugës dhe duke qenë në stres për shkak të mungesës së datave të lira.

Sa për kalendarin, me nge, nga korriku a gushti, si çdo vit, sepse duhen bere pushime nja dy muaj.

Po kategoritë e ulëta? Një kaos total, klube që regjistrohen e çregjistrohen, detyrimet e kampionatit që zvarriten pa fund, lojtarë që federohen në 31 gusht ose nga shtatori e tetori. Për pasojë, edhe ndarja e grupeve dhe kalendarët ka raste që lihen për në shtator, një skandal i madh, kur fare mirë në korrik mund të thuhet: “Stop! Kampionati nis me aq skuadra ka janë në rregull në çdo drejtim, klubet e tjera të vazhdojnë një kategori më poshtë”.

Një shembull se si veprohet në futbollin që ende në krenohemi sikur e kemi, atë me emrin e bukur Profesionist, na e jep Franca. Sot është publikuar kalendari i Ligës 1 franceze, që do të nisë më 10 gusht.

LIGA 1 – JAVA 1

Paris Saint-Germain – Caen
Lille – Rennes
O. Lion – Amiens
Saint-Etienne – Guingamp
Nice – Reims
Bordeaux – Strasburgo
Marseille – Toulouse
Montpellier – Dijon
Nantes – Monaco
Angers – Nîmes

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online