Lidhje me narkotrafikun, ish lojtarit të Barçës “i ngrijnë” pasurinë!

Rafa Markez është një legjendë e futbollit meksikan. Vitet e tij më të mira kanë qenë ato të Barcelonës, në vitin 2014 ishte në Verona, nga viti 2015 është kthyer në atdhe, në Atlas. Por, aty e ka arritur Ministria e Thesarit në SHBA. Kapiteni i Meksikës, në fakt, rezulton mes 22 personave të dënuar për raporte me narkotrafikantët: pasuritë e tij në SHBA janë ngrirë dhe i është ndalur çdo shtetasi amerikan që të negociojë me lojtarin, që ka kaluar edhe nga MLS, me Nju Jork Red Bullin.

Markez është përfshirë në listën dhe “pemën” apo “rrjetin” e narkotrafikantit Raul Flores Hernandez, dhe të klanit Flores. Sipas Uashingtonit, Markez, por edhe këngëtari Hulion Alvarez, kanë vepruar dhe kanë përfituar asete për llogari të Raul Flores Hernandez. Aksioni i sotëm ishte ndër më të rëndësishmit në lidhje me kartelët e drogës në Meksikë dhe jo vetëm. Sanksionet janë fryt hetimesh gjatë viteve që kanë goditur edhe 43 klube, mes të cilëve ai futbollistik (Klub Deportivo Morumbi).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *