Lidhja e Ballkanit te Chelsea, Kovacic është i vetmi që njeh Brojën

Armando Broja e mori shansin e parë si titullar te Chelsea. Sulmuesi u përfol shumë për rastet e krijuara dhe të humbura. Nuk është pak, të krijosh i vetëm raste nga hiçi. Te Shqipëria do të kuptohej, por nëse ndodh edhe te Chelsea, kjo do të thotë shumë.

Fati i keq i sulmuesit shqiptar ishte se e ndau fushën me Havertz, një lojtar që ishte fantazmë. Mbrojtësit e Brentford ishin të gjithë për të markuar Brojën pasi Havertz nuk dukej në zonë, përshembull, nëse do të ishte Sterling në vend të tij, do të kishim tjetër histori.

Por te Chelsea ka një lidhje ballkanike, Kovacic është i vetmi që e njeh forcën e Brojës. Jo rastësisht ndodhi që asisti te goli i parë me londinezët erdhi nga Kovacic. Jo rastësisht ndodhi që pasimi për rastin më të rrezikshëm ndaj Brentford erdhi nga Kovacic.

Shumëkush e quajti një pasim të gabuar atë të kroatit që u arrit me shumë mund dhe aftësi individuale nga Broja. Megjithatë, kroati i kishte të qarta cilësitë e shqiptarit dhe zgjodhi që ta dërgonte sferën në atë hapësirë ku Armando nuk ka konkurrencë, shpejtësinë, duke ia bërë më të lehtë sesa vrapimin me topin në kontroll. Gjithashtu gjatë lojës ka pasur pasime të tjera kyçe të Kovacic karshi këtij sulmuesi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online