Robert Leëandoëski nuk ka asnjë dilemë. Sulmuesi polak dëshiron të largohet nga Bayerni dhe këtë e ka përsëritur disa herë. Megjithatë, Bayern vazhdimisht përsërit se nuk do ta lërë Leëandoëskin të largohet dhe se dëshiron ta mbajë atë deri në skadimin e kontratës. Kjo zemëroi sulmuesin 33-vjeçar dhe agjentin e tij Pini Zahavi dhe ata janë gati të krijojnë një precedent dhe të përdorin rregullin e FIFA-s, i cili vërtet përdoret rrallë.
Sipas rregullave të FIFA-s, një lojtar që është mbi 28 vjeç dhe që ka dy ose më pak vite kontratë me një ekip, mund të blejë kontratën e tij për më pak se 20 milionë euro. Presidenti i Bayern Heibert Hainer nuk e pëlqen aspak këtë rregull. Në një intervistë për Bild, ai theksoi se rregulli nuk është i drejtë për klubet.
“Ne gjithmonë kemi theksuar se Leëandoëski ka një kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe një kontratë është një kontratë. Ku të shkojmë nëse një lojtar mund ta ndërpresë kontratën në mënyrë arbitrare. Kjo nuk është e drejtë. Nuk mund të shkojë kështu. “tha Hainer. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/