Lëvizjet në Seria A/ Juventusin nuk e bind De Ligt, tenton Boateng në minutat e fundit

Pas dëmtimit të Kielinit, Juventusi po vuan shumë në aspektin e mbrojtjes. U pa menjëherë në ndeshjen ndaj Napolit, teksa pësoi tre gola dhe nuk arriti të administronte qetësisht rezultatin 3-0. Më parë ndaj bardhezinjve ishte thuajse e pamundur të barazoje edhe kur ndodheshin me një gol përpara në avantazh, e jo më për të folur rreth shifrave 3-0.

De Ligt është një investim i sigurt për të ardhmen, por në prapavijë kërkohet eksperienca e madhe dhe këtu holandezi nuk bind plotësisht, që Juventusi të mos futet sërish në merkato. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e italianëve po provojnë gjithçka për të marrë Boateng nga Bajerni.

Një kalim i mundshëm pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme, ndërsa mbyllet edhe merkato e Serisë A në ditën e sotme. Por kjo nuk do të jetë lëvizja e vetme e madhe. Gjithashtu pritet që Mauro Ikardi të lëviz drejt PSG-së, ndërsa Roma është duke pritur afrimin e Mkhitaryan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online