Një emër surprizë është lidhur sot me një kalim të mundshëm te Milani. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar të Lilës, Rafael Leao. 19-vjeçari është një tjetër futbollist që menaxhohet nga Zhorzhe Mendesh dhe me shumë gjasa, do të përfundojë në “San Siro”.
Leao shihet si një nga sulmuesit në premtues në Europë dhe një kalim te Milani shihet si një mundësi e mirë nga ana e tij. I vetmi problem për Milanin është mungesa në Europë dhe duket e vështirë për Leaon që të lërë një klub që luan në Champions League dhe të transferohet te “Djalli”.
Megjithatë, drejtuesit kuqezi po tentojnë ta bindin me projektin e tyre për të ardhmen. Oferta e parë e Milanit është përgatitur. Nuk është publikuar ende një shumë konkrete, por kuqezinjtë do të përfshijnë në ofertë edhe mbrojtësin Djalo, që vlerësohet 5 milionë euro.