Kukësi është një nga skuadrat që konsiderohet si pretendente për titulli, kjo për shkak të cilësisë që ka në skuadër, megjithatë jo gjithçka e bën Kukësin një ekip pretendues. Verilindorët këtë edicion duhet të luajnë larg shtëpisë, pasi “Zeqir Ymeri” nuk i përmbush kriteret për të pritur një ndeshje të Kategorisë Superiore.
Në këtë mënyrë, klubi verilindore ishte i detyruar që të gjente një fushë tjetër për të zhvilluar ndeshjet si pritëse. E mundimshme për tifozët që duhet të udhëtojnë kilometra për ta ndjekur skuadrën e tyre si në ndeshjet në transfertë dhe në ato që konsiderohet si pritëse. Gjithsesi, vetë lubi i Kukësit nduket se nuk po gjen “rehat”, pasi deri më tani ka pasur shumë konfuzion se cilin stadium duhet të zgjedhë si shtëpinë e tij.
Në Europë, 2 nga tre ndeshjet i zhvilloi në Shkodër, më pas me Torpedon u zhvendos në Elbasan, ku luajti dhe ndeshjen e parë me Laçin. Ndeshja me Tiranën u luajt sërish në Shkodër, pasi “Elbasan Arena” do të priste ndeshjen e Kombëtares. Tani vjen ndeshja e tretë e kampionati si pritës dhe Kukësit duket se do të vazhdojë në “Loro Boriçi”.
Sigurisht këto lëvizje të shumta nuk janë në favor të skuadrës, e cila duket sikur luan çdo javë në transfertë duke bërë ndryshime çdo dy javë. Sigurisht që e vështirë është për tifozët, por duke bërë kaq shumë lëvizje në aksin Shkodër-Elbasan, do të bëhet e vështirë dhe për skuadrën.