Sot ka ndodhur një kthesë e madhe që absolutisht askush nuk mund ta priste dhe në qendër të vëmendjes është Raphael Varane. Varane u hoq nga lista e 25 futbollistëve të Como që garojnë për këtë sezon në Serinë A, ndërsa si arsye flitet dëmtimi. Të paktën kështu pretendojnë gazetarët nga Italia. Mbrojtësi me përvojë katër herë fitues i Ligës së Kampionëve mbërriti në Como si lojtar i lirë pasi u largua nga Manchesteri. Ndërkohë nga ana tjetër, thuhet se te Como po mundohen të ndërpresin kontratën e Varane.
Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me ekipin e Serisë A me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një vit. Trajneri i Comos, Cesc Fabregas pohoi se Varane është i veçantë dhe se pret shumë prej tij në sezonin e ardhshëm dhe se ai do të sjellë përvojën e nevojshme në ekipin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/