Një “Ferrari” që ende vazhdon të mos jetë gati për të bërë atë “shpërthimin” dhe startin që të gjithë presin… Armando Sadiku, edhe pse në një test miqësor, Zvole-Levante, që është fituar nga holandezët 3-1, u aktivizua në minutën e 31-të të ndeshjes dhe në pjesën e dytë nuk ishte më në fushë.
14 minuta, pra në fushë. Sakaq, Enis Bardhi krijoi golin e vetëm nga Ruben Roçina. Sikurse kuptohet, situata e sulmuesit te spanjollët nuk është aspak e mirë.
Gjithsesi Levante nuk heq dorë prej Sadikut pa ardhur oferta e duhur, pasi e ka blerë për shumën e 1.5 milionë eurove nga polakët e Legias së Varshavës.