Levandovski tek Reali? “Të gjitha thashetheme”

Robert Levandovski përgënjeshtron mediet spanjolle, duke komentuar lajmet që e çonin drejt ekipit të Realit të Madridit

Robert Levandovski ka folur për lajmin e bujshëm të transferimit të tij te Real Madridi. Lajmi i botuar fillimisht nga media spanjolle “MARCA” pushtoi kopertinat dhe faqet e medieve sportive nëpër të gjithë botën para dy ditësh. Sipas së përditshmes spanjolle, Levandovski kishte dërguar agjentin e tij Sezari Kuharski në kryeqytetin spanjoll për të nisur negociatat me presidentin e madrilenëve Florentino Perez. Komentet mbi këto lajme u bënë ditën e djeshme gjatë konferencës së shtypit që paraprin takimin e bavarezëve me Shalken këtë fundjavë. Levandovski nuk hezitoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve për vërtetësinë e këtij lajmi. “Jam mësuar me këtë lloj situate. Vit mbas viti më shfaqet e njëjta histori me të njëjtat lajme spekulative. Nuk i kushtoj fare rëndësi të tilla thashethemeve. Kaq mund të flas për këtë temë”. – Tha polaku për çështjen në fjalë.

Presidenti – Presidenti i klubit të Bajernit Uli Hënes deklaroi para disa ditësh që Bajerni është një klub i madh, i aftë të refuzojë oferta prej qindra miliona eurosh, duke ngacmuar drejtuesit e Borusias së Dortmundit që nuk arritën të mbanin dot yjet kryesorë të ekipit para ofertave. “Bajerni është një klub që mund të refuzoj oferta që kalojnë shumën e 100 milionë eurove. Transfertat e Dembeles dhe Obamejangut tregojnë qartë që Dortmundi nuk është në nivelin tonë. Një ekip si i joni nuk vë asnjë shumë monetare para objektivave sezonale”. Fjalët e presidentit të Bajernit mund të merren edhe si një mesazh injorimi për ofertat e mundshme që mund të vijnë në zyrën e bavarezëve për shërbimet e bomberit polak.  

Kontrata – Kontrata e 29-vjeçarit polak me Bajernin mbaron në vitin 2021, por drejtuesit e Bajernit po mendojnë që tani për një rinovim tjetër me lojtarin kyç të sulmit bavarez. Levandovski u afrua në ekipin e Bajernit të Mynihut në verën e vitit 2014 dhe që prej atëherë ka arritur të shënojë 135 gola në 175 ndeshje për kampionët e Gjermanisë, shifrat të frikshme, të paregjistruara më parë nga ndonjë sulmues në Bundesligë. Në përfundim të kontratës së tij aktuale Levandovski do të jetë 32 vjeç.

Synimi – Në konferencën e djeshme Levandovski komentoi edhe mbi objektivin personal që i ka vendosur vetes deri në fund të sezonit. “Kam shënuar 18 gola në 20 ndeshje të Bundesligës. Synimi im është të që të kap përsëri shifrën e 30 golave deri në fund të sezonit.” – Tha sulmuesi që polak që në këtë sezon të Bundesligës ka arritur të shënojë 18 gola në 20 takime. Rekordi i golave të shënuar në një sezon për polakun është 30 gola, shifër e regjistruar në dy sezonet e fundit, ndërsa rekordi historik i golave të shënuar në një sezon të Bundesligës mbahet nga legjenda gjermane Gerd Myler me plot 40. Thyerja e rekordit të Gerd Myler është gati e pamundur por polaku mund të arrijë të thyejë rekordin personal në rast se shënon të paktën 13 gola në 14 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online