Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, dje bëri publike listën e skuadrës së tij për dy ndeshjet e ardhshme të “pancerave”, me Republikën Çeke në Pragë (31 gusht) dhe me Norvegjinë në Shtutgart (3 shtator). “Për momentin, titujt e së shkuarës nuk i llogaris edhe aq shumë. Në fund të këtij sezoni vjen gjëja më e madhe, Kampionati Botëror në Rusi. Duam ta fitojmë sërish titullin. Lojtarët e dinë se çfarë pres prej tyre dhe se kemi një konkurrencë të madhe”, – u shpreh ai para gazetarëve. Mungesat janë domethënëse: kapiteni Manuel Nojer, Zherom Boateng, Mario Gëce, Andre Shyrrle, Ilkai Gyndogan, etj. Ja lista:
Portierë: Leno, Ter Shtegen, Trap
Mbrojtës: Zyle, Rydiger, Humels, Ginter, Kimish, Hektor, Henriks
Mesfushorë: Çan, Gorecka, Kedira, Kros, Rudi, Brand, Draksler, Gnabri, Myler, Ozil, Shtindl, Xhouns
Sulmues: Gomez, Verner