Lëv nuk ka frikë: Nojer do jetë gati që në mars

Joakim Lëv nuk shqetësohet aspak për portierin titullar të kombëtares gjermane, Manuel Nojer. Trajneri i skuadrës kampione bote e sheh krejt me qetësi situatën, edhe pse kapiteni i Bajernit dhe i “pancerave” është i dëmtuar.

“Gjithçka po ecën sipas planeve. Mendoj se Nojer do të rikthehet në fushë në shkurt apo mars, kur do të mund të stërvitet plotësisht me skuadrën dhe pa probleme. Pastaj do të ketë kohë për të gjetur formën”, – ka deklaruar Lëv.

31-vjeçari ka thyer kockën metatarsale të këmbës në shtator dhe nuk dihet me siguri se kur do të jetë 100% gati për lojë. Ka pasur plot diskutime dhe dyshime për rikthimin e tij, sidomos nga fakti që ai nuk ka punuar me skuadrën asnjë ditë dhe nuk do ta bëjë as në janar në fazën përgatitore të Katarit.

“Besoj se do të jem në Botërorin e Rusisë”, – ka deklaruar Nojer së fundmi. Urojmë që kjo të kthehet në fakt dhe të mos ngelë dëshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *