Lëv i mbylli dyert e kombëtares, reagon ashpër Myler

Vendimi i trajnerit të kombëtares gjermane, Joakim Lëv, për t’i mbyllur derën përfundimisht Zherom Boateng, Mats Humels dhe Tomas Myler, padyshim ishte një lajm që bëri bujë ditët e fundit. Pikërisht sulmuesi i bavarezëve, Myler, ka reaguar duke postuar një video në rrjetet sociale, ku u drejtohet tifozëve dhe sulmon trajnerin dhe federatën gjermane të futbollit.

Ylli i Bajernit ka shprehur medimin e tij mbi vendimin e trajnerit, duke thënë se e ka mërzitur kryesisht mënyra se si i është dhënë ky vendim, ndërsa shprehet se ka dhënë gjithçka për Gjermaninë dhe ka qenë një nder përfaqësimi për kaq shumë vite i kombëtares.

E di që shumë njerëz janë befasuar apo edhe zemëruar, edhe unë mbeta i habitur, por trajneri duhet lejuar të punojë i qetë, ai vendos bazuar në arsye sportive dhe nuk e diskutoj. Ipranoj vendimet e trajnerit, por mënyra si u vendos largimi më ka mërzitur dhe zemëruar. Mendoj se unë dhe Boateng e Humels kishim ende për të dhënë për kombëtaren, por çdo udhëtim e ka një fund”.

Myler e ka edhe me federatën gjermane: “Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm, unë, Boateng dhe Humels kemi fituar shumë dhe i jemi mirënjohës kombëtares dhe federatës gjermane për gjithçka. Megjithatë, pas vendimit të Lëv, Federata foli menjëherë me deklarata të gatshme për mediat, çka më duket pa stil dhe mungesë vlerësimi për karrierën dhe kontributin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *