Gjermani duhet të reagojë sa më parë pas atij eliminimi të turpshëm nga kupa e Botës. Ish-kampionët e Botës do të ndeshen pikërisht me skuadrën që “i rrëzoi” nga froni Francën sot në mbrëmje, takim ky i vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Normalisht që nga përfaqësuesja pati dhe largim dhe është koha që trajneri të caktojë kapitenët e tij, ata që do e drejtojnë nga fusha skuadrën. Kriteri i timonierit gjerman? Siç duket është mosha, pasi Nojer (32 vjeç) do të jetë kapiteni i parë, ndërsa pas tij do të rreshtohen Humels (29 vjeç), Boateng, (29 vjeç), kros (28 vjeç) dhe Myler (28 vjeç).
Sigurisht që eliminimi që në fazën e grupeve nga Botërori që u zhvillua në Rusi ishte një dramë e madhe, por një sukses ndaj atyre që mbajnë kurorën mund të jetë ilaçi më i mirë, sidomos në nisjen e një kompeticionin të ri. Sot në takim me kapitenët ka qenë dhe kancelaria gjermane Angela Merkel, e cila ka shfaqur mbështetjen e saj për Kombëtaren në këtë moment delikat.