Pas barazimit pa gola në “Selman Stermasi” mes Partizanit dhe Karabak kanë folur edhe protagonistët. Françesko Lerda është i pari që u shfaq para medieve. Tekniku i kampionëve të vendit u shpreh shumë i kënaqur për rezultatin.
Shton se skuadra e tij kishte rastet më të pastra. Shprehet i kënaqur me lojtarët e sapoardhur, Braun dhe Broja. Në Azerbajxhan e di sesi do të luajnë, pasi tashmë e njeh më mirë kundërshtarin .
NDESHJA – “Jam shumë i kënaqur, pasi djemtë e zhvilluan mirë ndeshjen përballë një kundërshtari shumë të fortë. Me pak fat, mund të kishim marrë edhe një fitore. E kishim përgatitur ndeshjen ashtu siç e interepretuan lojtarët në fushë. Sot ishin shumë të zotë”.
AFRIMET – Edhe Braun, edhe Broja kanë luajtur mirë. Kanë hyrë në fushë me mentalitetin e duhur dhe na kanë ndihmuar”.
REZULTATI – “Ata tronditën një tranversë, ne goditëm një traversë. Ata mbajtën topin më shumë, por rastet më të rrezikshme i kishim ne. Në Baku? Besojmë, pasi ndeshja është e hapur. Do të japim maksimumin në fushë. Si skuadër, duhet të kemi parasysh se si duhet të luajmë, në varësi të kundështarit”, përfundoi Lerda.