Ermir Lenjani mbetet pa skuadër. Pasi ka mbaruar kontratën me skuadrën e Renesit dhe sidomos pasi refuzoi të shkonte të Gingampi, mesfushori kuqezi tashmë do të duhet që të gjejë një tjetër ekip dhe emrat që qarkullojnë janë vetëm në Zvicrën 2 dhe te Sioni, aty ku vetëm Tramexani mund ta shpëtojë, edhe pse ish ndihmës trajneri i kombëtares së Shqipërisë, pasi është këshilluar me Alberto Belen, ish përgatitësin atletik të Shqipërisë, ka marrë përgjigje jo të mira për Lenjanin, duke qenë se ai e stërviti në muajt e fundit.