Lena ruan euforinë: Kemi ende shumë punë!

Nijaz Lena, autori I njw prej golave tw Teutws, u shpreh pwr “Gol pas Goli” pas ndehsjes sw fituar: “Ndërrimi? Trajneri bëri një zëvendësim taktik dhe bëri mirë, sepse ndeshja në atë moment ishte e acaruar dhe unë po shkaktoja disa faulle, që mund të më kushtonin kartonin e dytë të verdhë.

Ndeshja nuk shkoi ashtu si donim ne, sot vuajtëm shumë, jo se e kishim marrë me eufori, por kampionati i tillë është, shumë i paparashikueshëm. Magani thotë që kishte eufori? Me ne, lojtarët, e ka, kuptohet.

Gjithsesi, rëndësi ka që morëm tre pikët dhe e kemi nisur mbarë, për të shkuar drejt objektivit tonë, që pse jo është edhe titulli, përderisa këtë objektiv kanë vendosur drejtuesit. Kemi shumë punë, ishte ndeshja e parë dhe kishim probleme.

Kapiten te Teuta? Nuk është diçka e re për mua, e kam mbajtur edhe te Renova e Flamurtari. Është hera e dytë që luaj për Teutën, është një përgjegjësi shumë e madhe, përveçse nderim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *