Duro “i tërheq veshin” Alveshit!

0

Shpëtim Duro, trajneri i Flamurtarit, pas ndeshjes premierë të humbur në Korçë, u shpreh: “Vështirësia e ndeshjes dihej, ndaj një kundërshtari si Skënderbeu, që ka qenë në aktivititet gjatë gjithë verës, por kisha besim te skuadra ime. Megjithatë, e nisëm në disavantazh, pësuam gol që në fillim dhe nuk është e lehtë.

Kemi luajtur mirë, duke ushtruar presion konstant, por nuk shënuam, sepse përndryshe gjithçka do të ndryshonte. Goli i dytë mbylli gjithçka. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por u detyrova të largoja Sidiben dhe të tërhiqja Pollozhanin para mbrojtjes, pasi kishim shumë lojtarë me kartonë të verdhë. Ritmi i lojës sonë ra dhe Skënderbeu përfitoi, duke gjetur golin e dytë.

Afrimet verore? Mendoj se të gjithë lojtarët e afruar e kanë justifikuar besimin. Natyrisht pres edhe më shumë, por është një ndeshje që nuk duhej të fillonte ashtu, ndaj një rivali me nivel shumë të lartë. Po të kishim shënuar, do të ishte situatë tjetër, sepse rastet i patëm.

Të huajt në skuadër? Kemi 6 në skuadër, ndaj është normale që të ketë rotacion. Në pushim bëra ndërrim pasi Sidibe e kishte një karton të verdhë dhe po rrezikonim. Pres më shumë nga Danilo Alvesh, i cili duhet të jetë më i rrezikshëm për kundërshtarin.

Do ta kisha ndërruar më herët, por prita sepse e di që mund të japë më shumë, edhe pse sot nuk bëri atë që presim. Është e vërtetë që humbet shumë raste, është ndoshta në tipin e lojtarit, vrapon e krijon shumë, por nuk është vendimtar para porte, ndryshe nga sulmuesi Soue i Skënderbeut, i cili ishte krijuesi i dy golave të Skënderbeut”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.