Lena: Humbëm premion, por pika na kënaq

Mesfushori i Teutës, Nijas Lena, është mëse i kënaqur me barazimin ndaj ish-skuadrës së tij. Kapiteni i skuadrës durrsake komenton pikën e marrë në Vlorë, por ndërkohë nuk flet për objektiva madhorë, ndryshe nga sa pretendonin në Durrës pak muaj më parë.

“Goli i Flamurtarit? Nuk e di, isha pranë pikës së penalltisë. Në fushë mendova se e kaloi, por duke parë pamjet është shumë e vështirë të thuash diçka me siguri. Ka qenë apo jo, është shumë e vështirë. Përderisa arbitri nuk e akordoi, nuk është gol.

“Barazimi më kënaq, ishte një ndeshje e vështirë, ndaj një rivali mjaft të fortë. Ne kishim një premio sot nga drejtuesit, por nuk arritëm ta marrim. Gjithsesi, jemi të kënaqur dhe tani mendojmë për Kamzën në kupë.

“Objektivi ynë që në fillim të sezonit ka qenë kualifikimi për në kupat e Europës. Nuk e di kush ka folur për titullin kampion, por ka ekipe më të mira dhe me më shumë eksperiencë se ne. Më mirë t’i marrim ndeshjet me radhë dhe ashtu si kemi ecur në ndeshjet e fundit, të vazhdojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *