Lena “digjet”, largimi nga Teuta e lë pa ekip

0

Nijas Lena mbetet në ajër dhe ndoshta nuk e kishte llogaritur fare që largimi nga Teuta mund ta lërë pa ekip. Mesfushori i njohur shkëputi sot marrëdhëniet me klubin durrsak, duke u larguar pa polemika, por ndërkohë lind problemi i ri për të.

Shqiptari nga Maqedonia nuk mund të aktivizohet në klub të tretë për këtë sezon, sepse ka luajtur për Kukësin në korrik dhe për Teutën më pas.

Sipas rregullores, pas janarit ai mbetet me 3 opsione: shkon sërish te Kukësi, qëndron pushim deri në verë, ose shkon në një kampionat që nis në janar e tutje, si në Kazakistan, Gjeorgji, Skandinavi, etj.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.