Këshilla e Panuçit: Shqipëri, puno me të rinjtë!

Trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi, ka lëshuar një intervistë të gjatë në Supersport, për gazetarin Alban Xhihani, duke folur për gjithçka ka lidhje me aventurën e tij shqiptare. Nga kombëtarja, te e shkuara e tij e deri te kampionati ynë, këshilla që ka ai për ne…

Mister 2020 – “Më pëlqen si titull, ai është synimi im, të përgatitemi dhe të shkojmë në Euro 2020.

Zgjedhja e Shqipërisë – “Nuk kam pasur asnjë dyshim kur e zgjodha dhe tani jam edhe më i bindur që bëra zgjedhjen e duhur.

Kontakti i parë – “Më kontaktoi Denis Bastari, më kërkoi një takim me presidentin Duka, u takuam për një drekë dhe 20 ditë më vonë presidenti më njoftoi se kishte zgjedhur mua. Kur u largova pas takimit të parë, kisha shpresën se do të zgjidhesha unë, edhe pse e dija që ishin edhe emra të tjerë të rëndësishëm në lojë. Kam dëshirën të bëj diçka të rëndësishme për këtë kombëtare.

E shkuara me Kapelon – “Kam mësuar shumë prej tij, është trajner shumë serioz dhe unë kam qenë gjithnjë i sinqertë dhe i thosha gjithçka në sy. Kam pasur një raport shumë të hapur dhe të sinqertë me të dhe për këtë jam krenar.

Frika – “Nuk më shqetësonte presioni dhe përgjegjësia, më pëlqen të rrezikoj. Këto 6 muaj në Shqipëri kanë qenë shumë të rëndësishëm për të njohur gjithë lëvizjen futbollistike të Shqipërisë.

Disiplina, Xhaka dhe Cikalleshi – “Lojtarët duhet ta kuptojnë që ka orare, ka rregulla dhe duhet respekt. Këtë u kam kërkuar dhe ua kam bërë të qartë që nuk toleroj thyerje disipline apo vonesa, edhe pse i kam shumë të rëndësishëm këta lojtarë. Megjithatë, e kam treguar që nuk mbaj mëri ndaj askujt”.

Mungesa e yllit në skuadër – “Besoj se kam lojtarë të rëndësishëm. Kam Strakoshën, Berishën, Hysajn, Mavrajn. Kam Xhakën. Kam Sadikun, Cikalleshin, Grezdën, Roshin. Jam i bindur që kam lojtarë të mirë. Sinqerisht, jam i lumtur për grupin që po stërvit, për lojtarët që kam. Nga ky këndvështrim, siç the dhe ti, s’kemi “yje” të mëdhenj, por kemi një “yll” të madh që është grupi. Ky është një grup që sipas meje, do t’i japë kënaqësi të gjithë popullit shqiptar”.

Grezda zbulim – “Nuk e zgjodha unë, ai e vendosi vetë. Mënyrën e stërvitjes, mënyrën e lojës, është lojtar që mund të vendosëfatin e ndeshjes, sepse është i mirë në lojën një kundër një, është lojtar që stërvitet me shumë seriozitet. Çdo lojtar zgjedh fatin e vet. Unë jam aty, të vështroj. Kush më jep idenë që mund të luajë, do të luajë me mua. Grezda po ecën shumë mirë, është i ri, duhet të rritet akoma profesionalisht, jam i bindur që në vitet e ardhshme do të flitet shumë për të. Jam i lumtur për këtë që po krijoj. S’kemi mbaruar ende, sepse po vëzhgojmë disa lojtarë për t’i ftuar në skuadër.

E ardhmja – “Kemi 4-5 lojtarë në plan për të vëzhguar, pas festave do të lëvizim nëpër Europë. Nuk mund të them emra, gjithsesi”.

Kampionati shqiptar – “Kur sheh Skënderbeun, është kampionat me nivel. Mendoj se futbolli shqiptar është mbrapa në punën me të rinjtë, por mendoj se nëse punohet me të rinjtë, Shqipëria ka burime të rëndësishme”.

Çfarë nuk i pëlqen nga Shqipëria – “Rrethrrotullimet, e tmerrshme, trafiku është problem shumë i madh. Po u fute, nuk del dot më. Nuk ma mban të nis makinën në Shqipëri, e kam të pamundur. Po u futa në rrethrrotull, i bie të futem në dimër e të dal në verë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online