Një ndryshim i madhe pritet të ndodhë te Roma dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për majnë e sulmit, ku Xheko u pa thuajse i larguar për një kalim te Juventusi, për t’i hapur më pas vend Milikut në kryeqytet. Pankina e trajnerit Fonseka është ajo që lëkundet tashmë, teksa tekniku italian duket se ka humbur besimin e lojtarëve që drejton, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Alternativa për pasardhësin e stolit verdhekuq ka nisur të bëjë menjëherë xhiron e mediave. Një emër i njohur dhe me një eksperiencë triumfuese në Serie A pritet të jetë trajneri i ri i Marash Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar mund të vihet nën urdhërat e Masimiliano Alegrit, nëse Fonseka dështon të tregojë rezultate në ndeshjet e radhës. Kujtojmë se Alegri pati një epokë të artë me Juventusin deri një vit më parë, ku mbylli ciklin e tij 5-vjeçar me plot 5 tituj kampion dhe 2 finale të Champions League të arritura me bardhezinjtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/