Një leksion modestie dhe padyshim shembull vjen nga ana e yllit të Totenham, Heung-Min Son. Nëse më parë shihnim sesi Ronaldo apo Mesi i largonin në disa momente fansat e tyre që bëheshin të bezdisur, çfarë duhej të bënte sulmuesi 30-vjeçar teksa i kërkon foton në momentin më te keq?
Koreja e Jugut humbi ndaj Ganës me shifrat 2-3. Son nuk arriti dot që të ndryshonte fatin e takimit dhe duket se Kombëtarja e tij është e eliminuar nga Botërori. Menjëherë pasi mbyllet ndeshja, Son ishte i shkatërruar dhe nisi të qante si fëmijë.
Një pjesëtar i stafit të Ganës nuk e mendoi dy herë për të shkuar dhe për t’i kërkuar foto pavarësisht se e mundi kundërshtarin dhe e pa në gjendjen më të keqe. Dy kolegët e tij e panë situatën dhe i kërkuan të tërhiqej nga objektivi. Pavarësisht të gjithave, Son i dha këtë gëzim pjesëtarit të Ganës që nuk e fshehu lumturinë. I mundi dhe foton e realizoi! /Sport Ekspres/