Hapi i parë për pastrimin e Peshëngritjes, dorëhiqet Gjoza

Elez Gjoza le drejtimin e Federatës së Peshëngritjes. Vendim i bujshëm i presidentit, që deri dje këmbëngulte se Romela Begaj është e pastër dhe se prova B do ta shfajësojë. Gjoza ka folur edhe për komplot, por duket se sot i ka lënë pas të gjitha dhe ka ndërruar mendim.

Dorëheqje e menjëhershme dhe një mesazh për gjithë sportistët që të mos tentojnë të fitojnë medalje të pamerituara, shenjë se edhe vendimi për heqjen e medaljeve të Begajn është tashmë i sigurt dhe për FSHP-në është një dështim kolosal, ndaj revolucioni nuk duhet të ndalet te presidenti.

Është e gjithë federata që duhet ribërë  gati e para, me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe shtetit, sepse përndryshe është më mirë të mbyllet fare si institucion dhe peshëngritësit tanë të talentuar të shkojnë e të garojnë për shtetet që e vlerësojnë dhe e duan peshëngritjen, atë të pastrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online