Kampionatet janë vetëm një hap larg fundit dhe skuadrat tashmë luajnë fatet e sezonit të tyre. Koha nuk premton dhe ekipet duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të përmbushur objektivat e tyre. Këtu nuk bëjnë përjashtim as skaudrat në të cilat aktivizohen lojtarët shqiptarë. Lu.fta për mbijetesë është mjaft e ashpër në Spanjë, ku Myrto Uzuni me Granadën dhe Vedat Muriqi me Majorkën do të provojnë gjithçka për të marrë tre pikët, në mënyrë që të shpresojnë për të qendruar edhe për një tjetër sezonë në La Liga.
Ndërkohë në Gjermani Jurgen Gjasula luan “finalen” me ish-ekipin e tij, Paderbornin. Darmshtadti hodhi një hap fals javën e shkuar dhe tashmë e gjen veten jashtë zonës që të siguron një biletë për një Bundesligë. Për këtë arsye vetëm fitorja mund t’i japë shpresë për të luajtur në “ajkën“ e futbollit gjerman sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/
Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë:
La Liga
19:30 Majorka – Rajo Vajekano
19:30 Real Betis – Granada
Bundesliga 2
15:30 Darmshtadt 98 – Paderborn 07
Turqi
18:00 Koniaspor – Hataispor