Legjenda e Rumanisë nxjerr keq figurën e Kosovës: Nuk e kuptoj sesi në 2023 është një Kombëtare që luan në fushë të tillë…

Kosova ka barazuar pa gola kundër Rumanisë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në “Fadil Vokrri“. Ky është barazimi i tretë radhazi për dardanët, të cilët vështirësojnë edhe më shumë rrugën e tyre për në Europianin e vitit të ardhshëm. Edon Zhegrova tundi rrjetën në minutën e 69, por VAR-i ngriu buzëqeshjet në fytyrat e lojtarëve. Goli i konsiderua si i parregullt, duke lënë në fuqi rezultatin 0-0, i cili mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit.

Ndërkohë legjenda e Rumanisë, Adrian Mutu, ka kritikuar Kosovën për gjendjen e fushës, madje duke u shprehur se i duket e pabesueshme sesi në vitin 2023 mund të luhet në kushte të tilla. “Ne nuk arritëm të bënim shumë në fazën sulmuese. E lejuam veten të dominoheshim, ndoshta qëllimisht. Ne shkuam në kundërsulm, gjë që na solli disa situata të rrezikshme. Ishte një fushë e vështirë, nuk mund ta besoj se në 2023 ka ende një kombëtare që mund të luajë në një fushë të tillë”, tha Mutu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *