Ish-futbollisti i njohur Roy Keane, i cili ka luajtur edhe me Manchester United, ka dhënë kritika të mëdha për ekipin Kombëtar të Anglisë, për sa i përket asaj ndeshje që ishullorët zhvilluan kundër Kosovës pak ditë më parë. Irlandezi, i cili tashmë është në rolin e analistit, u shpreh gjatë analizës së tij se anglezët nuk u impenjuan maksimalisht në këtë takim, madje e cilësoi këtë gjë si një zakon të vjetër të “tre luanëve”. Kjo ndodhi për shkak se lojtarët e Southgate e përmbysën rezultatin shumë lehtë që në pjesën e parë të takimit, duke u larguar për në dhomat e zhveshjes me rezultatin 5-1.
“Më duhet të theksoj së se Anglia ka ende zakone të këqija. Kur ndeshja duket sikur ka përfunduar, lojtarët ndalen dhe nënvlerësojnë kundërshtarin. Ata e ndërlikuan shumë ndeshjen. Nëse do të ishin në fushën e stërvitjes, do të mendoja se nuk po e merrnin stërvitjen seriozisht”, ka thënë Keane./Sport Ekspres/