Legjenda e Liverpool futet me sparkatë ndaj Cristiano Ronaldo: Shikojeni, nuk e dëshiron më asnjë klub tani

E ardhmja e Cristiano Ronaldo është një nga temat kryesore të mediave botërore. Pas dështimit për tu kualifikuar në Uefa Champions League, portugezi pritet të largohet nga “djajtë e kuq” këtë verë. Teksa po i afrohemi fundit të merkatos, nuk ka asnjë zë në lidhje me transferimin e tij.

Ish legjenda e Liverpool, Jamie Carragher deklaroi se Ronaldos i ka ardhur fundi i karrierës dhe asnjë skuadër nuk dëshiron ta ketë në ekip.

“Karriera e tij është zgjatur sepse ai është një profesionist i madh, por tani ai është 37 vjeç, do të jetë 38 këtë sezon. Ai është ende një golashënues i madh, por nuk është i njëjti lojtar. Mund të gaboj, por mendoj se asnjë klub tjetër në Evropë nuk e dëshiron atë”- u shpreh Jamie Carragher. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online