Legjenda e arbitrimit: “VAR është e ardhmja e futbollit”

0

Pavarësisht kundërshtimeve, që nuk mund të mungonin, përfshirja e teknologjisë në futboll ka patur një impakt mjaft pozitiv. Kjo u konfirmua edhe në edicionin e fundit të Kupës së Botës, ku gabimet u minimizuan.

Ish-dizenjatori i arbitrave pranë UEFA-s, Pierluixhi Kolina foli rreth sistemit VAR, duke vlerësuar ndryshimet pozitive në marrjen e vendimeve. Një nga temat më të diskutuara është nëse ky sistem do të përdoret edhe në Champions League, me ish-arbitrin e famshëm që analizoi vështirësitë.

“FIFA besoi menjëherë te ky projekt dhe i nisi përgatitjet shumë më përpara kohe. Përdorimi i VAR-it në Champions ka disa problematika, sepse deri më tani sistemi është shfrytëzuar vetëm në liga të vendeve të caktuara. Ta përdorësh në Champions do të thotë më shumë vende dhe më tepër transmetues dhe kjo e komplikon situatën”, tha Kolina.

“Megjithatë jam i sigurt se UEFA do të vendosë ta implementojë dhe kur kjo të ndodhë arbitrat do të jenë gati. Nuk e shoh të ardhmen pa sistemin VAR, sepse gjithçka që bëjmë në ditët e sotme bazohet te përdorimi i teknologjisë. Edhe vetë ky sistem përmirësohet, madje para Botërorit kaluam në vizualizimin e pozicionit jashtë loje në 3D, për ti vlerësuar situatat me saktësi maksimale”, përfundoi ish-gjyqtari italian.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.