Legia e Varshavës tregon 365 ditët dhe veçon më të rëndësishmet: Morëm një nga talentet më të mëdhenj të Ballkanit, Ernest Muçin!

Me mbylljen e vitit, Legia e Varshavës ka menduar që të ndërtojë një “skenari filmi” për të treguar 365 ditët. Atje janë veçuar ngjarjet më të rëndësishme që kanë bërë polakët gjatë 2021 të shkuar.

Si një pjesë e veçantë merret transferimi i Ernest Muçit, që i përket 23 shkurtit. “19-vjeçari Ernest Muçi konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të Ballkanit, firmosi kontratën me Legian deri në 2025”. Ndërkohë këtë lloj vëmendje nuk e ka marrë afrimi i Celhakës dhe Kastratit. /Elio Hajdari- Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *