Video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, si arbitri u kthye në mbrojtësin e Manchester City për t’i hequr golin Arsenalit

Ndeshja e djeshme mes Arsenalit dhe Manchester City ka hapur shumë polemika për sa i përket arbitrit dhe njëkohësisht ka rezultuar dramatike. Rodri do t’i jepte fitoren “qytetarëve” me golin e shënuar në minutën e fundit, për t’i dërguar shifrat në 1-2. Por historia do të kishte shkuar ndryshe nëse Martineli do të shënonte me portën e boshatisur. Lojtari i Arsenalit ka goditur shtyllën në pjesën e jashtme, ndërsa portieri i Manchester City kishte dalë nga mbrojtja e kuadratit.

Përsëritja e pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë se në fakt nuk ishte vetëm një gafë e Martinelit, por akoma edhe më e madhe nga kryesori i ndeshjes. Arbitri ka bërë pozicionimin më të keq të mundshëm në atë rast duke i dalë menjëherë përpara Martinelit pasi gjendej me portën e boshatisur, për t’i humbur disi rrezen e portës. Në atë moment, arbitri ishte praktikisht një mbrojtës i munguar i Manchester City. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online