Legia e Varshavës ka marrë tre pikët sot përballë Vislës së Plokut. Kryeqytetasit kanë fituar me rezultatin 2-0, ku Muçi realizoi një gol spektakolar në minutat e fundit të ndeshjes. Pas përfundimit të takimit, Legia e Varshavës ka shpërndarë disa nga momentet më të rëndësishme të ndeshjes nëpërmjet fotove.
Galerinë e postimit në “Instagram” e hapin dy prodhimet e Tiranës, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka. Ky i fundit hyri në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë. Të dy lojtarët shqiptarë kanë pozuar të lumtur për blicin e aparatit, duke festuar një natë mjaft pozitive si në aspektin personal, ashtu edhe në atë ekipor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram