“Le të hakmerremi ndaj Vllaznisë”! E nënvlerësuan në fillim, kapiteni i Craiovas e pranon: Mirë që nuk humbëm në Loro Borici

Në fillim kishte shumë nënvlerësim nga Craiova karshi Vllaznisë. Pavarësisht leksionit të dhënë nga Laci në sezonin e shkuar, presidenti i ekipit rumun u shpreh se po mendonte që tani për turin e tretë të Conference League ndaj Zorya Luhansk. Ndërkohë kapiteni i Craiovas, Nicusor Bancu, e quan arritje faktin se nuk dolën me humbje nga Loro Borici.

“Kemi krijuar mundësi për të shënuar, mund të fitonim 2-1. Gjithçka funksionoi shumë mirë, krijuam raste, por nuk shënuam. Vllaznia nuk bëri asgjë, nuk mund të themi se na dominuan. Është një rezultat pozitiv, është mirë që nuk humbëm.

Sigurisht që në shtëpi do të jemi shumë më mirë para portës. Jemi favoritë, po luajmë në shtëpi, por duhet të jemi serioz, të mos e trajtojmë ndeshjen sipërfaqësisht, sepse në futboll mund të ndodhë gjithcka. Duhet të mësojmë nga vitet e kaluara. E rëndësishme është që nuk humbëm, mund të hakmerremi.

Vllaznia është një skuadër e bashkuar që prej kohësh luan bashkë. Mendoj se tek ata ka rëndësi forca e grupit, ata nuk kanë shumë individualite. Por ka disa lojtarë që mund të shkaktojnë probleme”, tha Bancu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *