Vllanzia do të luajë sot një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Chelsea-t. Vajzat shkodrane patën dje një vizitë të veçantë, teksa stërvitjen e tyre e ndoqi nga afër edhe motra e Armando Brojës. Xhesi Broja ka folur gjithashtu për mikrofonin e “Shkodra Sport”-it, ku ka treguar mbështetjen e saj për Vllazninë. Pavarësisht se Armando është pjesë e Chelsea-t, Xhesi ka braktisur skuadrën londineze dhe i uron fitoren vajzave shqiptare.
“Është diçka e mrekullueshme të shoh Vllazninë duke luajtur në këtë fazë të Champions League-s. Kjo është diçka e mrekullushme ta shohësh Vllazninë duke luajtur në të tilla nivele. Duke parë vajzat duke stervitur, i kam parë edhe në disa ndeshje të mëparshme dhe kam besim tek to. Unë vërtetë jam tifoze me Chelsea-n, ngaqë me të luan vëllai im, por këtë herë do të bëj tifo për Vllazninë dhe shpresoj shumë që ajo të fitojë në këtë ndeshje”, është shprehur Xhesi Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/