Lavdia e së shkuarës nuk e veçon nga të tjerët, Unitedi përjashton Ronaldon pasi braktisi ndeshjen para kohe

Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të vështirë në këto vite të fundit të karrierës së tij. Lavdia e madhe, që për sezone të tëra e ka fituar me meritë dhe mund, tashmë i përket vetëm së shkuarës. Fakti i të qenurit një prej më të mirëve që ka njohur historia e futbollit nuk e veçon dot nga lojtarët e tjerë 37-vjeçarin.

Pas lënies në stol në ndeshjen e mbrëmshme, United-i ka marrë një vendim tejet të ashpër ndaj Ronaldos. Ky i fundit braktisi ndeshjen përpara vërshëllimës përfundimtare të arbitrit për shkak të pakënaqësisë për mosaktivizimin në fushë. Por sjellja e tij nuk është pritur mirë nga klubi anglez, i cili ka vendosur ta përjashtojë për ndeshjen e ardhshme që do të luajnë kundër Chelsea-t në fundjavë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online