Kryendeshja e Superiores do të jetë në ditën e nesërme teksa Dinamo do të përballet me Vllazninë. Në konferencën për shtyp, para këtij takimi, trajneri Bledi Shkëmbi është shprehur se ekipi i Dinamos është më i fortë në organikën sulmuese.
“Vllaznia është një kundërshtar i fortë, që bën futboll të mirë dhe e meriton që ne ta respektojmë sepse e tregon ndeshje pas ndeshje dhe javë pas jave. Latifi është bashkëlojtar i imi që kemi fituar shumë. Një lojtar që është nje luks për Superioren por ekipi im në sulm është më i mirë se çdo ekip tjetër”, tha Shkëmbi sipas “Supersport”. /Sport Ekspres/