Në miqësoren e Tiranës me Flamurtarin e Prishtinës pati edhe vizitorë specialë. Në tribunë, krah presidentit Refik Halili, ishin presidenti dhe trajneri i Laçit. Pashk Laska dhe Besnik Prenga ndoqën takimin miqësor, duke u kthyer vizitën bardhebluve.
Rreth dhjetë ditë më parë ishin Halili e Ze Maria që ndoqën ekipin e Laçit në ndeshjen që kurbinasit fituan 1-0 kundër Anorthosis Famagusta.
Ndërkohë në triubunë ishte edhe mbrojtësi Erjon Hoxhallari, i cili është huazuar nga Tirana te Laçi. Deri të enjten ai do të jetë pjesë e bardhezinjve dhe më pas do të kthehet te kryeqytetasit, që kanë nënshkruar kontratën e re me mbrojtësin këtë verë.